Zbulohet arsyeja pse Shakira nuk i përgjigjet flirtit të Tom Cruise
26 maj 2023
| 12:14
Arsyeja pse Shakira nuk i përgjigjet flirtit të Tom Cruise duket se është një mashkull tjetër.
Ylli kolumbian nuk është lidhur me askënd deri më tani, pas ndarjes së saj nga Gerard Pique. Megjithatë, sipas The Sun, ajo tashmë e ka gjetur një dashuri të re.
Shakira u pa të dielën në FTX Arena për të parë ndeshjen Miami Heat kundër Boston Celtics. Natyrisht që prania e saj atje nuk ishte për shkak të dashurisë për basketbollin, por njohjes me Jimmy Butler.
Menjëherë pas përfundimit të lojës, ata ndoqën njëri-tjetrin në Instagram, gjë e çuditshme për Shakirën, e cila ndjek vetëm 159 persona në llogarinë e saj.
Shakira është “në kërkim” të partnerit të saj, e ndërsa Gerard Pique duket se po jeton nga e para dashurinë me Clara Kia./A2CNN