Zbulohet biseda e Ramosit me Perezin: Do të shkoj te PSG-ja me Messin

05 janar 2021 | 13:13

Real Madrid duket se ka hequr dorë nga rinovimi me Sergio Ramos, teksa tashmë ka pranuar faktin se mund ta humbasë.

Thashethemet e fundit nga Spanja sugjerojnë divorcin e bujshëm në fund të sezonit, me mbrojtësin e gatshëm që të bashkohet me Paris Saint-Germain së bashku me Lionel Messin. Detajet janë zbuluar në programin e njohur “El Chiringuito”, që ka informacione të sakta për klubin madrilen. Të mërkurën e kaluar kishte një takim mes Ramos dhe Perezit, teksa mësohet se mbrojtësi i ka thënë: “Unë nuk do ta pranoj propozimin që më ke bërë dhe do të filloj të dëgjoj ofertat që do të më vijnë. PSG? Me mua dhe Messin ata do të bëjnë një ekip të shkëlqyer”.

Fiorentino ndërkohë mësohet se i është përgjigjur: “Nëse do të vijë një ofertë e mirë, ne do të kuptojmë”. Reali në fakt i ka propozuar një kontratë të re me 10 për qind ulje nga aktualja ku përfiton 15 milionë euro në sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Ismet Munishi u shkarkua nga drejtimi i skuadrës kosovare…