Zbulohet breshka e detit me dy koka
02 shtator 2019
| 11:01
Një breshkë e rrallë deti me dy koka është zbuluar në bregun e Hilton Head duke lënë ekspertët pa fjalë. Ajo bënte një jetë normale në ishullin e Karolinës së Jugut.
Pavarësisht prej pamjes së pazakontë, ekspertët thonë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse ky lloj anormaliteti është, në fakt, diçka normale.
Menaxherja e breshkave të ujit në ishull, Amber Kuehn, ka thënë se kafshët e tilla janë shumë të rralla.