Zbulohet busti i veprimtarit Pjeter Jaku
07 janar 2020
| 15:32
Në fshatin Ranoc të Komunës së Klinës të martën është bërë zbulimi i bustit të veprimtarit dhe atdhetarit, Pjeter Jaku, i cili është vrarë më 7 janar 1945 nga pushtuesit serb.
I pranishëm në zbulimin e bustit ishte kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, qytetarë dhe familjarë të të ndjerit.
Me këtë rast, kryetari Elezaj ka theksuar se veprat e atdhetarëve të mosnënshtrimit ndaj okupatorit kanë forcuar ndjenjën atdhetare të shqiptarët dhe kanë dhënë për brezat e rinj se si sakrifikohet për lirinë e atdheut.
Po ashtu, Elezaj me bashkëpunëtorë dhe familjarë të të ndjerit kanë bërë homazhe te lapidari i atdhetarit Llesh Gjon Lleshit.
/Epoka e re/