Zbulohet çfarë u bën varianti i ri i virusit, testeve për Covid-19
Variantet gjenetike të virusit Sars-CoV-2, duke përfshirë atë të zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të çojnë në rezultate fals-negative të koronavirusit. Kjo Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.
Sipas Reuters, agjencia ka njoftuar stafin e laboratorit klinik dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor për rezultatet e mundshme false negative nga çdo testi molekular dhe u ka kërkuar atyre që të marrin në konsideratë rezultate të tilla në kombinim me vëzhgimet klinike dhe të përsërisin testimin me një test tjetër nëse vijojnë të dyshojnë për praninë e Covid-19.
FDA, megjithatë, njoftoi se rreziku që këto mutacione të ndikojnë në saktësinë e përgjithshme të testimit është i ulët.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha të premten se analiza e saj zbuloi që performanca e tre testeve, që kanë marrë autorizimin e përdorimit emergjent, ndikohet nga variante gjenetike të koronavirusit, por vuri në dukje se ndikimi nuk duket të jetë i rëndësishëm.