Zbulohet çmimi i biletave për finalen e Ligës së Kampionëve
Më 29 maj do të zhvillohet ndeshja finale në mes të Chelseas dhe Manchester Cityt në stadiumin e Portos “Estadio do Dragao”.
Në këtë takim është paraparë edhe rikthimi i tifozëve për herë të parë në këtë stinor të Ligës së Kampionëve, pasi një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur si shkak i rregullave Covid-19.
Klubi i Chelseat ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare mbi çmimin e tiketave, ku në radhën e parë çmimi do të jetë afro 600 euro.
Në radhën e dytë në stadium, çmimi për një tiketë do të kushtojë rreth 440 euro, derisa më i lirë do të jetë ai në shkallët e larta të stadiumit (69 euro). Çmimet e tiketave janë mësuar edhe për personat të cilët gjenden në karrige me rrota, ku do të jetë 69 euro. Skuadra e Chelsea do të ketë 5 800 tiketa, derisa shifër të njëjtë do të ketë edhe Manchester City.