Zbulohet çmimi i Kantes

14 prill 2020 | 20:27

Nëse Juventusi, PSG-ja dhe Real Madridi duan ta blejnë N’Golo Kante nga Chelsea, do të duhet të paguajnë 70 milionë euro.

Në javët e fundit kishte raporte në Angli dhe Itali, që Kante ishte në treg, pasi nuk po arrite të tregonte formën e tij. Juventusi i Maurizio Sarrit shihet si favoritë për të nënshkruar me të, ndërsa ndiqet nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Sipas “L’Equipe” kostoja e operacionit është 70 milionë euro.

“Bianconerët” do të tentojnë ta mbyllin marrëveshjen e shkëmbimit, duke ofruar një nga lojtarët si Miralem Pjaniq, Daniele Rugani ose Alex Sandro. Kante sapo ka mbushur 29-vjeç dhe te Chelsea kishte kaluar nga Leicester City për 36 milionë euro në verën e vitit 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik i Kosovës ka diskutuar hapat…