Zbulohet data e debutimit të Ronaldos me Al Nassrin
Trajneri i futbollit Al Nasr, Rudi Garcia, ka konfirmuar se portugezi, Cristiano Ronaldo do të debutojë për klubin e ri më 22 janar, në ndeshjen kundër Al-Itifaq në ndeshjen e javës së 14-të të ligës profesionale të Arabisë Saudite.
Ronaldo nënshkroi një kontratë me Al Nassr më 30 dhjetor deri në qershor 2025, por ende nuk ka të drejtë të luajë për klubin e ri pasi duhet të vuajë një pezullim prej dy ndeshjesh të dhënë ndërsa luante për Manchester United.
Portugezi ka vuajtur tashmë një ndeshje pezullim, dhe do të mungojë në duelin kundër Al-Shabaab, i cili është planifikuar për 14 janar.
Garcia deklaroi se para debutimit zyrtar për klubin e ri, Ronaldo mund të luajë më 19 janar në Riad, në skuadrën që do të përbëhet nga lojtarët e Al Nasr dhe Al Hilal në ndeshjen kundër Paris Saint Germain.
Rudi Garcia e krahasoi ardhjen e Ronaldos te Al Nasr me transferimin e legjendarit Pele në New York Cosmos.
“Shpresoj që me ardhjen në Al Nasr, Ronaldo të ndiejë sërish gëzimin e të luajturit futboll pas periudhës së stuhishme që pati dy muajt e fundit në Manchester United, në kombëtaren portugeze. Ne do ta arrijmë qëllimin tonë nëse Ronaldo e gjen sërish kënaqësinë të luajë futboll”, përfundoi Garcia.
Al Nasr është i pari në kampionat me 29 pikë në 12 ndeshje.