Zbulohet data e finales së Big Brother VIP

29 mars 2025 | 23:30

Finalja e shumëpritur e Big Brother VIP Albania 4 do të mbahet më 19 prill, duke shënuar përmbylljen e këtij edicioni spektakolar.

Ndërsa gara po hyn në fazën e saj përfundimtare, kanë mbetur edhe rreth tre javë deri në natën e madhe, ku njëri nga banorët do të shpallet fituesi i këtij sezoni.

Spektakli, i cili ka mbajtur publikun të gozhduar për muaj me radhë, pritet të dhurojë emocione dhe surpriza deri në momentin e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga…