Zbulohet data, ja kur do të përballen sërish Usyk dhe Fury

19 maj 2024 | 11:35

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn.

Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë të gjyqtarëve, duke u shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.

Ukrainasi e arrin këtë për herë të parë që nga Lennox Lewis në vitin 2000. Ka raportime të ndryshme gjatë orëve të fundit për një rimeç mes tyre.

Sipas mediave britanike, një rimeç i mundshëm mund të zhvillohet në javën e fundit të tetorit, me datën 26 që është përmendur si një datë e mundshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e…