Zbulohet dëshmia më e hershme e njerëzve jashtë Afrikës
12 korrik 2018
| 10:34
Shkencëtarët kanë thënë se kanë gjetur dëshminë më të hershme njerëzore jashtë Afrikës.
Mjete të gurit, të zbuluara në Kinë, sugjerojnë se njerëzit primitivë ishin në rajon 2.12 milionë vjet më parë.
Ato janë rreth 270 000 vjet më të vjetra se dëshmitë e mëparshme.
Hulumtimi nga një ekip kinez dhe britanik, është publikuar në revistën “Nature”, raporton “Rel”.
Mjetet e gurit janë zbuluar në Shangcen, një rrafshnaltë në Kinën veriore.
Mjetet duket se janë ndërtuar për qëllime të ndryshme dhe të gjitha tregojnë shenja se janë përdorur.
Afrika tradicionalisht është parë si motori i evolucionit njerëzor. Gjetjet e reja pritet t’i nxisin shkencëtarët për më shumë kërkime në Azi.