Zbulohet dosja e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar për Ibrahim Rugovën

04 tetor 2022 | 08:17

Studiuesi i njohur i letërsisë, esteti, kritiku letrar, Ibrahim Rugova, kishte qenë dy herë qenë në Shqipëri. Herën e parë gjatë viteve 1970, ndërsa të dytën në pjesën e parë të vitit 1980. Si të gjithë intelektualët dhe artistët shqiptarë të Shqipërisë dhe të viseve tjera etnike shqiptare, edhe Ibrahim Rugova ndiqej në çdo hap nga sigurimi i atëhershëm i shtetit shqiptar, i cili regjistronte edhe gjërat dhe bisedat dhe ndejat më të rëndomta.

Në kuadër të kërkimeve të mia shkencore, për të ndjekur nga afër qëndrimin e shtetit shqiptar rreth zhvillimeve në Kosovë, në vitin 2020 kisha rastin që në arkivin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të hulumtoja për qëllime shkencore dokumente të ndryshme. Në këtë mes ta lexoja faqe për faqe edhe dosjen e Ibrahim Rugovës. E cila ofron të dhëna interesante dhe mbi të gjitha shpalos dimensionin e interesimit të shtetit shqiptar për profilin e intelektualëve shqiptarë nga Kosova, raporton Lapsi.al.

Në këtë kuadër, Rugova konsideroj si studiues i talentuar dhe që nuk i përkiste korpusit të studiuesve shqiptarë që mbështesnin krijimtarinë e realizmit socialist, por se “është përkrahës i rrymës moderniste në letërsi që krijohet në Kosovë e në përgjithësi në Jugosllavi”.

Në një dokument të datës 19.1.1981 ndër të tjera thuhej se Ibrahim Rugova, i cili mori pjesë në diskutimin për romanin që u bë në vitin 1980 nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Arteve të Shqipërisë, ka deklaruar në një mbledhje të hapur pasi është kthyer në Prishtinë: “Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Ata shkrimtarë janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë dhe ata punojnë”.

Image

Nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar duket qartë se autoritetet e atëhershme të Shqipërisë ishin të hidhëruar dhe nuk u pëlqente fare pse Rugova fliste me “përçmim dhe përbuzje” ndaj letërsisë së realizmit socialist që krijohej asokohe në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori dhe analisti politik Milazim Krasniqi ka reaguar në lidhje…