
Zbulohet e ardhmja e Cariocas
08 qershor 2019
| 21:39
Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli ka vazhduar bashkëpunimin edhe me anësorin nga Brazili, Jean da Silva Carioca.
“Carioca do të jetë ende pjesë e Feronikelit, pas super sezonit që pati, duke rrëmbyer kampionatin dhe Kupën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Carioca është futbollisti i radhës që vazhdon kontratën me klubin nga Drenasi.
/Epoka e re/