Zbulohet e ardhmja e Riberys

05 maj 2019 | 13:27

Franck Ribery është kthyer në një ikonë të Bayern Munchen, me francezin që është pjesë e bavarezëve prej 12 vitesh. Shumë dyshime kishte mbi të ardhmen e tij, pasi më parë mesfushori kishte shfaqur dëshirën për të qëndruar të paktën dhe një vit në Munchen.

Gjithsesi, pikëpyetjet duket se janë shuar dhe çdo gjë është bërë zyrtare nga vetë klubi gjerman mëngjesin e sotëm. Ribery do ta mbyllë me Bayernin në fund të këtij sezoni, kështu lajmëron në faqen zyrtare klubi bavarez.

Gjithashtu, vetë Ribery ka folur për klubin, duke shprehur mirënjohjen e tij për gjithë vitet e kaluara. “Kur erdha në Bavari ishte një ëndërr e bërë realitet. Përralla ka ardhur drejt fundit, por nuk duhet ta harrojmë se çfarë arritëm së bashku. Kemi fituar më shumë se 20 tituj në këto vite”, ka deklaruar Ribery, i cili do të vendosë një rekord unik pas pak ditësh, sepse do të shpallet kampion për herë të nëntë në Bundesligë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari i Iranit, Ali Larijani ka deklaruar se vendi do…