Zbulohet e ardhmja e Suarezit
24 gusht 2020
| 14:39
Sulmuesi Luis Suarez do të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar.
“RAC1” ka raportuar se Ronald Koeman e ka telefonuar sulmuesin nga Urugai dhe e ka njoftuar se nuk bën pjesë në planet e tij.
Kontrata aktuale e Suarezit është valide me Barçën deri në qershor të vitit 2021. Për ish-sulmuesin e Liverpoolit kanë shfaqur interesim disa klube në mesin e të cilave edhe ish-skuadra e tij, Ajax. 33-vjeçari ka luajtur për Barcelonën 191 ndeshje dhe ka realizuar 147 gola.
(V.Z / Epoka e re)