Zbulohet e vërteta e klauzolës së Haalandit

29 mars 2021 | 11:43

E ardhmja e Erlign Haalanadit te Borussia Dortmundi është në dyshim pasi klube më të mëdha po bëjnë të pamundurën për ta blerë në verë.

Raportimet e fundit të mediave tregojnë se Borussia Dortmundi e vlerëson Haalandin 180 milionë euro. Flitet se ky çmim i vendosur është një klauzolë, por në të vërtetë nuk është kështu. Në verën e ardhshme Borussia Dortmundi nuk ka asnjë klauzolë për shitjen e norvegjezit, por në verën e vitit të ardhshëm do të ketë.

ESPN zbulon se në verën e vitit 2022 në kontratën e Haalandin aktivizohet klauzola e shitjes së tij me një çmim fillestar për 75 milionë euro. Ka klube që janë gati ta presin vitin e ardhshëm, por ka të tjerë që janë gati të sulmojnë që në këtë verë. Real Madridi, Manchester City apo Chelsea janë gati të shpenzojnë më shumë se 100 milionë euro për Haaland që në merkaton e ardhshme.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi është në vështirësi në kampionat dhe rrezikon moskualifikimin në Ligën e Kampionëve, çfarë do ta bënte Haalandin ta kërkonte largimin menjëherë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpall te pavlefshme certifikaten e biznesit më numer: 70028169 në…