Zbulohet e vërteta e vdekjes së Elvis Presleyt
Në përvjetorin e vdekjes së Elvis Presley-t, një eksperte ka “gërrmuar” për të hedhur poshtë mitet që rrethojnë vdekjen e tij.
Mbreti i Rock n Roll-it ndërroi jetë më 16 gusht 1977. Këngëtari i Suspicious Minds ishte vetëm 42 vjeç kur u shua në shtëpinë e tij në Memphis, Graceland.
Sally A Hoedel, autore e Destined to Die Young, duke folur ekskluzivisht për The Mirror tha: “Sipas ligjit të shtetit të Tenesit, është certifikata e vdekjes ajo që do të bëhet publike në vitin 2027, jo raporti i autopsisë. Raporti i autopsisë dhe përmbajtja e tij janë tashmë shumë publike, nuk ka asnjë mister të madh që pret të zbulohet.”
Ajo vazhdoi të shpjegoi se si vdekja e Elvisit nuk ishte një vdekje e tmerrshme dhe dramatike që njerëzit vazhdojnë të përpiqen të pretendojnë. Pavarësisht se pranoi se abuzimi me drogën dhe stili i jetës jo i shëndetshëm i yllit të Hound Dog sigurisht që nuk do ta ndihmonin shëndetin e tij, ajo këmbënguli se vdekja e tij mund të kishte qenë e lidhur më ngushtë me një çështje gjenetike.