Zbulohet e vërteta pse Muriq u aktivizua në vend të Ujkanit
21 nëntor 2018
| 12:53
Në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit, Arijanet Muriq u aktivizua në vend të kapitenit Samir Ujkani.
Portieri i Manchester Cityt ka bërë dy intervenime të jashtëzakonshme, kurse trajneri Bernard Challandes e ka bërë të ditur arsyen e këtij ndryshimi.
“Kam parë cilësi të jashtëzakonshme te Muriq, është një portier që ka perspektivë dhe është e ardhmja e Kosovës. Ky ishte momenti i duhur për ta aktivizuar dhe jam i kënaqur me paraqitjen e tij. Bashkë me kapitenin Ujkani por edhe Visar Bekajn kemi tre portierë fantastikë”, ka thënë tekniku zviceran i Kosovës.
/Epoka e re/