Zbulohet fjalimi i Messit pas pjesës së parë kundër Betisit

11 shkurt 2020 | 16:47

Lionel Messi është rikthyer të bëjë kapitenin, jo vetëm në terrenin e fushës së lojës, por edhe jashtë. Sulmuesi i Barcelonës përfitoi nga pritja në tunelin e stadiumit “Benito Vijamarin” për të karikuar shokët e tij të skuadrës dhe për të luftuar në fushën e lojës.

“Ej, hajdeni. Duhet të jemi vetvetja në fushë”, filloi fjalimin e tij Leo Messit bashkë me Busquetsin, Roberton, Ter Stegenin dhe Firpon. I vetmi që mungonte gjatë fjalimit emocionues dhe motivues të kapitenit ishte Artur Vidal, i cili erdhi me vonesë sesa të tjerët.

Messi po këmbëngulte që ekipi të ishte pak më kërkues nga vetja dhe të luante më mirë nëse do që të mos humbasë trenin e La Ligas. Ai u dha mesazhe të qarta dhe ndau detyrat që duhet të bënin të gjithë në pjesën e dytë kundër Betisit.

E kuptoi që bëhej fjalë për një sfidë delikate, prandaj donte që të largohej me 3 pikët. “Do t’i shënojmë ne golat e tjerë çuna. Në rregull”, insistonte kapiteni duke shoqëruar fjalët e tij me lëvizje duarsh. “Duhet të mbrohemi mirë, të mbrojmë të gjithë bashkë ashtu si një ditë më parë. Kjo na bën akoma më të fortë. Hajde. Forca!” ishin fjalët e tij përpara se skuadra të zbriste në terrenin e lojës.

Leo Messi i referohej ndeshjes në Kupën e Mbretit kundër Atleticos së Bilbaos (1-0) në “San Mames” të enjten e kaluar. Një sfidë, që përtej faktit që solli eliminimin e Barcelonës, tregoi se skuadra e Setienit është solide dhe për shumë minuta ishte e organizuar mirë në fushë dhe e orientuar si duhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12.02.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizreni 1.…