Zbulohet formacioni i Prishtinës

02 korrik 2019 | 16:45

FC Prishtina sot e zhvillon ndeshjen kthyese ndaj St Joseph’s, në Ligën e Evropës.

Kryetari i skuadrës kryeqytetase të Kosovës, Remzi Ejupi ka ofruar 50 mijë euro premi për kualifikim në fazën tjetër.

Ndërsa trajneri Mirel Josa ka vendosur për formacionin e parë. I vetmi ndryshim nga ndeshja e parë është Lorik Boshnjaku në vend të Alban Shillovës, i cili është i lënduar. Në sulem pritet të luaj Mankenda, derisa në pjesën e dytë mund të aktivizohet edhe Khalid.

Ndeshja fillon në orën 17:45, kurse do të gjykohet nga gjyqtarë nga San Marino të prirë nga gjyqtari kryesor, Luca Barbeno dhe të ndihmuar nga Francesco Lunardon, Salvatore Tuttifruti dhe Michele Scarpino.

Fotografia e FC Prishtina

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë (BQK), Fehmi…