Zbulohet fosili i një dinozauri që ka jetuar 70 milionë vjet më parë
13 dhjetor 2019
| 11:44
Në Argjentinë është zbuluar në një sit arkeologjik fosili i një dinozauri që ka jetuar rreth 70 milionë vjet më parë në zonën jugore të vendit.
Paleotologët shprehen se ky është një zbulim domethënës pasi na njeh me një specie të rrallë që ka populluar këtë zonë miliona vjet më parë.
Specia barngrënëse, e quajtur Nullotitan Glaciaris, ishte e gjatë rreth 25 metra, me katër këmbë dhe kishte qafë të gjatë.