Zbulohet gjinia e fëmijës së katërt të Arianës dhe Ermalit
12 korrik 2019
| 14:34
Është zbuluar gjinia e fëmijës së katër të këngëtarit të famshëm Ermal Fejzullahu. Bashkëshortja e tij Ariana është në pritje të një vajze.
Lajmi është zbuluar nga motra e këngëtarit në një foto të publikuar nga Ariana në “Instagram”.
Ajo ka postuar një fotografi ku ka treguar barkun e rrumbullakosur dhe Bulba Fejzullahu ka komentuar: “Dy të bukurat e mia, duke nënkuptuar se foshnja është vajzë”.
Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve Artit, Bunës dhe Erës.