Zbulohet grupi i gjakut të Krishtit, çfarë vërtetoi çarçafi që e mbuloi

04 maj 2023 | 08:35

30 vjet më parë Papa Gjon Pali i Dytë vizitoi Shqipërinë në një vizitë historike pas rënies së sitemit komunist. I ftuar në Euronews Albania, shkrimtari Marcel Hila komentoi këtë ngjarje historike për shqiptarët si dhe u ndal te disa zbulime të rëndësishme në lidhje me grupin e gjakut të Krishtit.

Hila tha se nga të dhënat që janë marrë nga çarçafët që u mbulua Krishti, mendohet se grupi i tij i gjakut të ketë qenë AB, një grup mjaft i veçantë.

“Kanë marrë dhe i kanë bërë analizat e gjakut në çarçafin e krishtit dhe ka dalë që Krishti mund ta ketë pasur grupin e gjakut AB. Një grup mjaft i veçantë”, tha ai.

Hila u ndal gjithashtu edhe te vizita e Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri si dhe te fjalimi historik që ai mbajti.

Deklarata e Papa Gjon Palit në Tiranë 30 vjet më parë: “Në çiltërsinë tuaj pashë guximin e një demokracie të re, të një demokracie që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, pas sa vitesh të pafund dhe të errët të një diktature dhe të ateizmi mbytës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar zhvillimin e një…