Zbulohet identiteti i dy terroristëve serbë të vrarë dje nga Policia e Kosovës
Është zbuluar identiteti i dy, nga katër terroristët që u vranë dje nga Policia e Kosovës në një aksion për të shpartalluar grupin i cili ishte përgjegjës për vrasjen e një polici të Kosovës dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Dy nga katër terroristët e vrarë, raportohet se janë Stefan Nedelkjoviq nga Zveçani dhe Igor Milenkoviq nga Leposaviqi. Profile të ndryshme serbe në rrjetin social Facebook, kanë publikuar emrat dhe fotografi të dy terrorisëve të vrarë.
Stefan Nedeljkoviq
Stefan Nedelkjoviq, raportohet të jetë 31 vjeçar, dhe thuhet se është baba i tri vajzave. Ndërsa, për Igor Milenkoviqin, thuhet se ishte shofer i autoambulancës në qytetin e Leposaviqit.
Igor Milenkoviq
Policia e Kosovës, në aksionin e djeshëm rapotohet se ka eleminuar katër terroristë, ndërsa ka arrestuar dy të tjerë, duke përfshirë arrestimin edhe të katër civilëve të cilët janë kapur në posedim të radiolidhjeve. Ata dyshohet se kanë asistuar grupin e armatosur gjatë kohës kur Policia e Kosovës ishte vënë në ndjekje të tyre.