Zbulohet identiteti i infermieres që rrahu të moshuarën në Pejë
02 nëntor 2022
| 15:43
Aurona Pelaj është infermierja e shtëpisë së kujdesit të të moshuarve “Orenda” në Pejë, e arrestuar sot për sulmin ndaj një paciente të moshuar.
Pelaj ka origjinë nga fshati Novosellë në Komunën e Pejës. Bashkë me Aurona Pelajn, të martën Policia e Kosovës ka arrestuar edhe përgjegjësen e qendrës “Orenda”.