Zbulohet ish e dashura e Rita Orës
14 maj 2018
| 15:43
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora të premten e kaluar ka pranuar publikisht se është biseksuale.
Po atë ditë, ajo ka lansuar edhe këngën e saj më të re “Girls”, e cila i dedikohet komunitetit të LGBTI.
Gjatë lansimit të kësaj kënge Rita ka thënë se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.
Por është një vajzë që Rita Ora e ka pasur në mendje kur ka shkruar edhe tekstin e kësaj kënge.
Sipas “The Sun”, Cara Delevingne, e cila ka pranuar shumë kohë më parë faktin se është lesbike, është edhe vajza e cila ka bërë Rita Orën të mendojë edhe për seksin e njëjtë.
Dy vajzat, prej kohësh kanë pranuar miqësinë mes tyre, e deri më tani asgjë më tepër nuk është pranuar publikisht.