Zbulohet kapiteni i Kosovës për ndeshjen me Malin e Zi

07 qershor 2019 | 15:22

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do të përballet me Malin e Zi për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Portieri Samir Ujkani pritet të jetë në bankën rezerve në ketë ndeshje, kurse Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala mungojnë përshkak të lëndimit.

Gazeta ka mësuar se në mungesë të këtyre futbollistëve kapiten i Kosovës sonte pritet të jetë mbrojtësi Amir Rrahmani, por që nuk përjashtohet mundësia që shiriti të jetë në krahun e sulmuesit Vedat Muriqi. Dje në konferencë për medie, Bernard Challandes në lidhje me shiritin e kapitenit, ka deklaruar: “Është e vërtetë që kemi humbur kapitenët,por çështja e kapitenit nuk është brenga jonë më e madhe. Unë do të shoh në stërvitjen se kush do të luajë e kush jo dhe pastaj do të vendosi për kapitenin”, kishte deklaruar Challandes.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero e pranon se ai…