Zbulohet kërkesa e Helena Kadaresë për varrosjen e kolosit të letërsisë
03 korrik 2024
| 13:10
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me kërkesë të Helena Kadaresë, ka mbajtur fjalimin për ikjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe.
Rama u shpreh se e shoqja e Ismail Kadaresë ka kërkuar që ceremonia e varrimit të bëhet vetëm me praninë e familjarëve.
“Të respektojmë ikjen e tij! Helena kishte një kërkesë legjitime, varrimi të bëhej vetëm në prani të familjarëve, ndaj në emër të saj u kërkoj respektimin e këtij vullneti dhe mbylljen e homazheve në çastin e nisjes së kortezhit të vogël familjar”, tha Rama.