
Zbulohet klubi i ri i Silvës
07 qershor 2020
| 13:07
Mbrojtësi Thiago Silva është përfolur gjatë për një rikthim të mundshëm në skuadrën e Milanit, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.
Braziliani në afatin kalimtar të verues pritet të largohet nga skuadra e PSG-së, kurse favorit për të siguruar shërbimet e tij është Evertoni. Sipas medieve britanike në ketë transferim po ndikon trajneri Carlo Ancelotti, i cili edhe në të kaluarën ka punuar më mbrojtësin brazilian.
Silva aktualisht është 35-vjeçar, por ende ndihet i gatshëm të luajë në nivelet më të larta në futbollin evropian.
(V.Z / Epoka e re)