Zbulohet kontrabandimi i “mallrave të ndaluara” në Aeroportin e Prishtinës
Sot në orët e mëngjesit oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e mallrave të ndaluara.
Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët dogana kanë ndaluar për kontroll një udhëtar, i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll. Pas imazheve të skanimit të cilat kanë detektuar mallra të ndaluara është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mallra të ndaluar. “Për arsye të natyrës së mallrave duke konsideruar se malli i gjetur në valixhen e udhëtarit hynë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse dhe i njëjti nuk është deklaruar nga udhëtari. Konform procedurave rasti i është dorëzuar policisë”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Në vijim gjeni përshkrimin e mallit të ndaluar:
- Dylbi për armë të markës – 2 copë;
- Laser për armë – 5 copë;
- Dylbi të markës – 1 copë;
- Këmbë për armë – 1 copë;
- Shigjetë harkore – 1 copë;
- Laser për centrimin e armës – 3 copë;
- Aksesore për armë gjuetie – 3 copë;
- Mbajtëse e revoles – 1 copë;
- Mbajtëse e armës dhe karikatorit – 1 copë.