Zbulohet kopshti personal i Hitlerit
17 nëntor 2019
| 12:47
Historianët kanë zbuluar mbetjet e një kompleksi kopshtarie në të cilën Adolf Hitleri rriste fruta dhe perime. Serrat janë zbuluar në zonën lindore të bazës ku ai qëndronte gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas tyre, bunkeri i Fyhrerit, i quajtur “Strofulla e Ujkut”, ka mbetjet e dy serrave dhe të një bodrumi ku kalonte vazhdimisht ujë dhe ajër i ngrohtë, që stafi i tij të kultivonte perime gjatë gjithë vitit.
Vendndodhja e kësaj serre është në atë pjesë që dikur quhej Prusi, rreth 2 kilometra larg bunkerit personal të Hitlerit.