Zbulohet kush e theri për vdekje bukuroshen 24-vjeçare (FOTO)
31 korrik 2019
| 16:42
Blogerja bukuroshe ruse u vra nga i dashuri i saj xheloz dhe më pas trupi i zhveshur u fut brenda në valixhe.
Kjo ngjarje makabre është konfirmuar nga vetë 33-vjeçari, i cili ka rrëfyer se 24-vjeçarja e kishte fyer për aftësitë e tij seksuale.
Bukuroshja Ekaterina Semochkina u gjet nga prindërit e saj e çarë në fyt dhe e therur me thikë në gjoks.
Maxim Gareyev, 33 vjeç, u mor në pyetje nga detektivët në banesën e tij në rajonin e Moskës, përpara se të bashkohej në një automjet policor dhe të merrej në pyetje zyrtare nga hetuesit rusë.
Ai pranoi në mënyrë dramatike vrasjen e vajzës dhe pohoi: “Shkova për seks, por ajo më ofendoi shumë herë. Po fyente aftësinë time seksuale”.