Zbulohet lista e 50 qyteteve më të rrezikshme në botë
Amerika qendrore e jugore dominon në listën e qyteteve më të rrezikshme në botë, por renditen edhe disa qytete të Shteteve të Bashkuara e edhe nga Afrika.
Los Cabos në Meksikë është emëruar si qyteti më i dhunshëm në botë, sipas një liste të fundit, me Caracas në Venezuela që zë vendin e dyte e të tretin Acapulco i Meksikës, transmeton koha.net.
Në listën e 50 qyteteve më të rrezikshme në botë, 42 prej tyre gjenden në Amerikën Jugore.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetet si St Louis, Baltimore, New Orleans e Detroit gjithashtu bëjnë prej në këtë listë.
Shteti me më së shumti qytete të rrezikshme në këtë listë është Brazili, ku 17 qytete të tij gjenden në listë, pasuar nga Meksika, Venezuela e Shtete e Bashkuara.
Në St Louis të SHBA-së kanë ndodhur 205 vrasje në 2017-ën me një popullsi prej 300 mijë njerëzve, që i bie 65.83 për 100 mijë njerëz, e që renditet i 13 në listë.