Zbulohet lista e lojtarëve të cilët Mbappe nuk i dëshiron në PSG

03 qershor 2022 | 15:15

Kylian Mbappe zotëron një pushtet të jashtëzakonshëm te PSG-ja pasi vendosi që të rinovonte kontratën. Sipas medieve në Francë, sulmuesi ka krijuar një listë të zezë të lojtarëve që dëshiron të largohen nga klubi dhe mes tyre është dhe ylli brazilian, Neymar.

Gjithashtu në listën e largimeve është edhe trajneri Mauricio Pochetino. Mbappe nuk ka marrëdhënie të mira si me Pochetinon, ashtu edhe me Neymarin, e veçanërisht me brazilianin ku nënvizojnë se ata thjesht flasin dhe i bashkon një skuadër. Në këtë listë, janë dhe futbollistë të tjerë të njohur si Draxler, Pereira, Paredes, Herrera, Icardi dhe Sarabia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kryetari i komunës…