Zbulohet misteri i kafkës 33 000 vjeçare
07 korrik 2019
| 13:20
“Rreth 33 000 vjet më parë një burrë u vra në një shpellë në Rumani”, kështu ka thënë një ekip shkencëtarësh.
Ekspertët dolën në konkluzionin se kafka e fosilizuar ishte thyer nga dhuna e ushtruar, duke treguar kështu se vrasja ishte pjesë e jetës së njeriut të lashtë.
Kafka, e njohur si Cioclovina calvaria, u zbulua nga minatorët në një shpellë në jug të Transilvanisë në vitin 1941. Ajo u gjet pranë veglave të lashta të gurit.