Zbulohet monumenti që i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë

09 maj 2019 | 17:55

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar se ishte e nderuar që bashkë me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, gjeneralin Goldfein, në ambientet e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluan monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

“Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Miloseviqit. Më 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.

Fotografia e Vlora Citaku

Fotografia e Vlora Citaku

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim…