Zbulohet në Prizren busti i dëshmorit Xhevat Berisha

15 shtator 2024 | 13:53

Në Prizren është shënuar “Dita e Dëshmorëve”, ku me këtë rast është bërë dhe zbulimi i bustit i dëshmorit të kombit, Xhevat Berisha, në shkollën e Tusuzit.

Lajmin e ka bërë me dije deputetja Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në “Facebook”.

“Kjo datë është një moment i rëndësishëm për të kujtuar historinë dhe trashëgiminë e shtetit tonë si dhe është një mundësi për ta shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre. Lavdi e përjetshme heroit Xhevat Berisha, gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri!”, ka shkruar deputetja Musliu-Shoshi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së dështuar…