Zbulohet një organ i ri në trupin e njeriut
Një ekip studiuesish nga Holanda zbuluan një organ të ri në trupin e njeriut teksa studionin kancerin e prostatës.
Rezulton se ky organ i fshehur është pas hundës, raporton LadBible.
Shkencëtarët që studionin kancerin kryen një seri skanimesh te pacientët e injektuar me glukozë radioaktive që i bën tumoret të shkëlqejnë në skanime.
Ekipi në Institutin e Kancerit në Holandë kuptoi se dy zona brenda kokave të pacientëve po ndriçonin shumë dhe kuptoi se aty gjendej një grup gjëndrash pështymore. Zbuluesit e quajtën organin gjëndra pështymore tubariale dhe për të qenë të saktë për vendndodhjen e tij, ato gjenden prapa hundës; në cepin ku zgavra e hundës takohet me fytin.
Sa i përket asaj që bën ky organ i zbuluar aksidentalisht, supozohet se ‘lubrifikon dhe lag zonën e fytit pas hundës dhe gojës’.
Dr Wouter Vogel, onkolog në Institutin e Kancerit në Holandë, tha se arsyet që ky organ ka qëndruar i fshehur kaq gjatë është sepse duhen ‘imazhe shumë të ndjeshme’ për t’i dalluar dhe gjendrat e pështymës ‘nuk janë shumë të arritshme’.