Zbulohet një sistem i lashtë romak i kanalizimeve
Një sistem kanalizimi 1.800 vjeçar u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike në Amida Tumulus, i përshkruar si “zemra e qytetit të vjetër”, në rrethin historik Sur në Turqinë juglindore.
Gërmimet në Amida Tumulus, që priti shumë civilizime, përfshirë Urartianët, Persët, Romakët, Umajadët, Abasidët, Selxhukët, Artukidët dhe Osmanët, përfunduan këtë vit.
Gjatë gërmimeve, një ekip prej 22 ekspertësh, i udhëhequr nga profesor Irfan Yildiz i Universitetit të Dicle, nën Ministrinë turke të Kulturës dhe Turizmit, zbuluan sistemin e kanalizimeve që daton nga kohërat romake.
Duke folur për AA, Yildiz tha se rezultatet e suksesshme nga gërmimet dëshmojnë vlerën historike të qytetit në provincën Diyarbakır.
Ai theksoi se në fazat e mëparshme të gërmimeve të këtij viti, po ashtu u zbuluan tubacione uji 1.800 vjeçare dhe dhoma varrimi 1.700 vjeçare.
“Sidoqoftë, niveli i teknologjisë që dëshmuam në sistemin e kanalizimeve romake është madhështor”, shtoi ai./AA/