
Zbulohet oferta e Galatasarayt për Rashicën
01 mars 2023
| 12:24
Milot Rashica e ka bindur Galatasarayn me paraqitjet e tij.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica po shkëlqen me Galatasarayn dhe kjo ka bërë që klubi turke të përgatite ofertë për anësorin nga Vushtrria.
Në fakt, Rashica është i huazuar nga Norwich City te Galatasaray. Mediumi “Fanatik” raporton se skuadra e madhe turke ka vendosur ta bëjë futbollistin “dardan”, për të cilin ka përgatitur një ofertë prej 5 milionë euro.
Rashica ka luajtur edhe për Werder Bremen në Bundesliga.
/Epoka e re/