Zbulohet oferta për kontratën e re të Lewandowskit
18 mars 2022
| 18:06
Robert Lewandowski dhe Bayern Muncheni ende nuk i kanë nisur bisedimet për ta rinovuar kontratën.
Sulmuesit polak aktualja i përfundon më 30 qershor 2023. Së fundmi ka pasur shumë zhurmë dhe në Gjermani zbulojnë edhe si “bavarezët” do tentojnë ta “joshin” me një pagë më të lartë.
Fatura në fund pritet të shkojë rreth 85 milionë euro. Kontrata do të jetë trivjeçare, deri më 30 qershor 2025, ndërsa paga do t’i bëhet nga 20 milionë euro në 28 milionë euro.