Zbulohet ora dhe stadiumi ku do të zhvillohet vëllazërorja Shqipëri – Kosovë
05 nëntor 2020
| 16:25
Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar agjendën e “vëllazërores” mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet në datën 11 nëntor. Kjo përballje është vendosur të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 16:00.
Është zgjedhur Elbasani duke qenë së impianti modern i “Air Albania” nuk është gati, për shkak të fushës, e cila është në fazë rikonstruksioni.
Kujtojmë që në miqësoren e fundit të zhvilluar mes Kosovës dhe Shqipërisë, triumfuan dardanët me rezultatin e pastër 3-0. Asokohe, kuqezinjtë drejtoheshin nga italiani Christian Panucci.