Zbulohet orari i Kosovës në parakualifikimet e Kupës së Botës
08 nëntor 2019
| 11:02
Është publikuar orari për raundin e parë parakualifikues për Kupën e Botës 2023.
Kosova ndodhet në Grupin B, ku do të përballet me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun. Dy kombëtaret e para të grupit kualifikohen në raundin e dytë. Ndeshjet do të zhvillohen nga 20 shkurti i vitit 2020 deri më 21 shkurt të vitit 2021. Takimin e parë Kosova do ta ketë ndaj Islandës në shtëpi më 20 shkurt 2020, derisa më 23 shkurt 2020 përballet me Luksemburgun në udhëtim.
Në muajin nëntor “Dardanët” do të kenë dy ndeshje në udhëtim. Më 26 nëntor 2020 do të përballen me Sllovakinë, kurse më 29 nëntor me Islandën. Më 18 shkurt 2021 Kosova e pret Luksemburgun, kurse më 21 shkurt 2021 e pret Sllovakinë.