Zbulohet pas 11 vitesh, çfarë William i tha Kate para puthjes së tyre të parë në ditën e dasmës

15 mars 2022 | 16:48

Princi William dhe Kate Middleton u martuan më 29 prill 2011 me miliona njerëz që ndoqën ceremoninë në televizion. Pas dasmës në Westminster Abbey ai kishte marrë një karrocë në Pallatin Buckingham ku përshëndeti qytetarët e shumtë që ishin mbledhur për të parë nga afër të porsamartuarit.

Kur Kate doli për herë të parë në ballkon si një mbretëreshë e ardhshme pranë trashëgimtarit të fronit britanik, njerëzit bërtisnin “Ne të duam Kate” dhe pak më vonë i kërkuan çiftit të shkëmbenin një puthje. Ndërkohë, William i tha diçka Kate që më parë ishte mbajtur sekret.

Sipas raportimeve të fundit, Duka i Kembrixhit i kishte thënë gruas së tij “Eja, një puthje e vogël” dhe çifti fillimisht u puthën në publik si çift i martuar, por më pas William iu kthye Kate dhe i tha një. Unë të dua. Një puthje tjetër, mirë? Me puthjen e dytë çifti bëri turmën të brohoriste.

Pas martesës së tyre, çifti ka mbajtur një qëndrim të matur në mënyrën se si e shprehin dashurinë e tyre në publik, duke zgjedhur të mos përqafohen apo puthen para kamerave, siç e kanë zakon të gjithë anëtarët e familjes mbretërore. Ndonjëherë, sigurisht, ata kanë zgjedhur të jenë më romantikë duke shtrënguar duart ose duke bërë deklarata romantike që tregojnë se sa shumë janë ende të dashuruar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Skenderaj të martën janë sulmuar fizikisht dy punëtorë të…