Zbulohet pasuria e Princ Lekës
Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në një emision televiziv pasurinë e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit.
Këshilltari tha se kanë ata edhe prona të paluajtshme.
“Nuk e di sa është pasuria sepse për natyrë nuk pyes kurrë për gjëra të tilla. Prona kanë shumë, disa të marra disa të pamarra. Nuk kam ide shifrash, është në gjendje të rehatshme ekonomike, ka jetuar rehat, s’di të ketë probleme financiare. Di që po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit, e zonja ka marrë një pronë të dhuruar nga princi”
Ai thekson se Princ Leka aktualisht jeton me qira dhe se pas përfundimit të procesit të divorcit do vendoset në Pallatin Mbretëror. Ndërsa sa i takon Elia Zaharisë dhe vajzës, të cilat jetojnë ende në Pallatin Mbretëror, më pas do të vendosen në një shtëpi tjetër, që sipas Bashës u është dhuruar nga Princi.
“Ai është në shtëpi të tij, ka lënë ish bashkëshorten të jetojë në shtëpinë e tij dhe jeton me qira derisa të mbarojë divorci, është djalë i jashtëzakonshëm. Ai është jetim, gjeti mbështetje te bashkëshortja dhe një familje. Ai jeton jashtë oborrit mbretëror, deri ditën kur të zgjidhet dhe ajo të sistemohet në një banesë tjetër, që ja ka dhënë ky bashkë me një biznes”, tha Basha.