Zbulohet personi i dytë që përndoqi viktimën italiane
41-vjeçari shqiptar nga Kosova, Bujar Fandaj, nuk ishte personi i vetëm që kishte përndjekur 26-vjeçaren Vanessa Ballan. Mediet italiane kanë zbuluar se në vitin 2021 e ndjera ishte përndjekur nga një burrë tjetër, të cilin e kishte takuar disa muaj.
Ajo kishte marrë mesazhe dhe telefonata kërcënuese dhe për këtë arsye Vanessa u detyrua të bënte denoncim. Mirëpo, në seancat e para të gjyqit 26-vjeçarja tërhoqi denoncimin dhe çështja u mbyll.
Së fundmi mediet italiane kanë publikuar edhe momentin kur 41-vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj, hyn në banesës e 26-vjeçares fatkeqe italine, të cilën e vrau në mënyrë barbare.
Nga pamjet e publikuara nga La Republica, duket autori i cili, pasi hedh çantën e shpinës në pjesën e oborrit të banesës së 26-vjeçares, hidhet vetë për ta kapërcyer gardhin.
26-vjeçarja Vanessa Ballan u vra në banesën e saj në Treviso me datë 19 dhjetor. Sipas medieve italiane, 41-vjeçari e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë me thikë.
Sipas asaj që mediet vendase shkruajnë, 27-vjeçarja është kërcënuar për gati një vit nga Bujar Fandaj.