Zbulohet plani, Vuçiqi kishte tentuar të hynte pa i njoftuar kroatët në territorin e tyre

17 korrik 2022 | 14:15

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kishte planifikuar që sot të futej në Kroaci, por në planin e tij nuk e kishte përfshirë njoftimin që duhej t’ua jepte paraprakisht autoriteteve kroate. Kjo i ka kushtuar me prishje të gjithë planit.

Qeveria e Kroacisë ia ka ndaluar atij hyrjen, duke thënë se Vuçiq po planifikonte të krijonte kaos.

Vuçiq kishte planifikuar ta vizitonte sot Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e kanë lejuar. Vuçiqi, sipas burimeve të mediave kroate nga qeveria e Plenkoviqit, kishte kontaktuar me kryetarin e partisë serbe, SDSS, Milorad Pupovac të cilit i kishte treguar se po planifikonte një vizitë private në Jasenovac, në zonën përkujtimore ku kishin vdekur shumë serbë në Luftën e Dytë Botërore.

Ai e kishte ftuar Pupovacin që t’i bashkohej dhe kishte thënë se, nëse e konsideronte të nevojshme, do ta informonte qeverinë kroate për vizitën e tij, gjë që e bëri Pupovac dhe qeveria kroate, siç shkruan “Jutarnji” është tronditur nga mënyra se si presidenti serb kishte planifikuar të krijonte kaos në Kroaci.

Pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiqi kishte dashur ta kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht entiteti i saj Republika Srpska dhe të mbërrinte në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministria ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve…