Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve të kombit Sabedin Prekazi dhe Selim Bislimi
Sot në fshatin Galicë të Vushtrrisë në 25-vjetorin e rënies së dëshmoreve të kombit Sabedin Prekazi dhe Selim Bislimi u zbulua pllaka përkujtimore në vendin ku këta dëshmorë i falën jetën Kosovës.
Sot shumë miq, familjarë si dhe bashkëluftëtarët e njësitit të Policisë Ushtarake të UÇK-së Zonës Operative të Shalës nderuan dhe lartësuan veprën dhe sakrificën e dëshmoreve të kombit.
Sabedin Prekazi dhe Selim Bislimi ishin pjesëtarë të Njësisë Speciale të Brigadës 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës të cilët më 13 mars 1999 u vranë nga granatimet që pushtuesit serb bënë në këtë pjese të Galicës diku 200 metra larg kompleksit të Azem dhe Shote Galica.
Donator i pllakës përkujtimorë është ish-komandanti i UÇK-së Gani Imeri.
Të pranishëm në këtë tubim përkujtimor ishin dhe gjeneral Rrahman Rama, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, Gani Imeri, Emin Musa e shumë shokë dhe familjarë të dëshmorëve të kombit.