​Zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes Avdiu në Prishtinë, ishte bazë e LPK-së dhe UÇK-së

03 dhjetor 2022 | 16:33

Sot, në prani të shumë qytetarëve nga anembanë Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia, u bë zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e familjes Avdiu në Prishtinë.

“Kjo shtëpi ishte strehë dhe bazë e qëndrimit, takimeve, vendimeve për aksione për veprimtarët, udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, dhe më vonë edhe të luftëtarëve të UÇK-së. Me këtë rast u evokuan edhe shume kujtime nga ngjarje të vërteta me personazhe historike që kaluan nëpër shtëpinë e bacës Hamit”, ka shkruar në “Facebook” profesori Ramë Vataj, duke shtuar: “Nderë e respekt për familjen Avdiu, e cila kontriboi shumë për lirinë e Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se thellësisht është…