Zbulohet pllaka përkujtimore për dëshmorin Hamdi Sheremeti

02 tetor 2020 | 15:57

Në Mitrovicë të premten është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të dëshmorit të kombit, Hamdi Sheremeti, i rënë heroikisht në betejën e lavdishme të Koshares gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pllaka përkujtimore është zbuluar në shtëpinë e dëshmorit, aty ku ai lindi dhe u rritë në frymë e heroizmit e atdhedashurisë.

Në ceremoninë e zbulimit të kësaj pllake të pranishëm ishin, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, Rrustem Berisha, ish-ministër i Mbrojtjes dhe komandant i “Brigadës 138 – Agim Ramadani”, Hisen Berisha, ish komandant i UÇK-së në Koshare, përfaqësues të OVLUÇK-së bashkëluftëtar, familjarë dhe qytetarë të tjerë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat maqedonase kanë transmetuar se para ca ditëve katër vetura…